“I vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës”- Historia e trishtë e një nëne pasi iu vranë dy djem nga masakra mizore serbe në Mejë

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 14:31
“I vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës”- Historia e trishtë e një nëne pasi iu vranë dy djem nga masakra mizore serbe në Mejë

Pashke Krasniqi Markaj, është nëna e cili humbi dy djemtë e saj nga masakra mizore serbe në Mejë të Gjakovës.

Vetëm tre ditë pasi trupat e djemve të saj Gjovalin e Milan Markaj u gjenden në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit, ajo i vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës.

Këtë histori të trishtë të nënës nga Gjakova, e ka ndarë në ‘Facebook’ Shkëlzen Gashi.

“Ndër 376 civilët e vrarë në Mejë e në fshatrat përreth, ishin edhe Gjovalin e Milan Markaj,trupat e të cilëve u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit. Tre ditë pas rivarrimit të tyre në Mejë, më 27 maj 2003, nëna e tyre Pashke Krasniqi Markaj, i vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)