Është momenti historik për bashkim e veprim unik politik

Është momenti historik për bashkim e veprim unik politik
Është momenti historik për bashkim e veprim unik politik

Dr. Hysni Aliu

  • 27 April 2022 - 07:39

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Vizita e Ndihmës Sekretares amerikane për Evropë dhe Euroazi, e të dërguarit amerikan Eskobar, dhe e kongresistëve amerikan në Kosovë dhe rajon, tregon për situatën kritike në të cilën gjendet Ballkani, e posaçërisht vendet fqinjë të Serbisë, duke veçuar këtu Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat rrezikojnë të jenë viktima të agresionit ruso serb nëse nuk futen nën ombrellën e NATO-s dhe BE- së.

-Është fat i madh i Kosovës që tani më, shteti ynë ka z. Kurti dhe zonjën Osmani, dy udhëheqës dashamirës të vendit të vetë të cilët me ballë hapur dhe krenari presin mysafirët nga SHBA dhe BE, për të biseduar së bashku strategjitë e ecjes përpara në rrugën Euro Atlantike. Është tepër thelbësore dhe për tu gëzuar fakti që tani në SHBA kemi një administratë të cilës mundesh plotësisht ti besosh, ndoshta edhe më tepër sesa i beson vetvetes, gjithashtu edhe politikat e BE-së tani më janë shumë më të besueshme, andaj edhe për qeverinë dhe presidencën e Kosovës, është më e lehtë të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, edhe në lidhje me dialogun me Serbinë.

Derisa e tërë bota demokratike është duke vluar nga dhimbja për atë që po ndodhë në Ukrainë, dhe për atë që e pret Evropën dhe botën, duke u bashkuar të gjithë sikur të ishin një për ta mundur të keqen që vjen nga Putin, opozita e Kosovës, fatkeqësisht po e bën të kundërtën, duke i bërë një argat të madh Putinit dhe Vuçiqit.

Personalisht, kjo nuk po më befason, sepse unë me vite ju kam thënë që jeni robërues të Kosovës, por po më dhemb shumë që pikërisht shqipfolësit janë ata që po e minojnë shtetin e tyre nga brenda, pa pasur nevojë Vuçiq apo Putin të ndërhyjnë direkt në Kosovë. Unë me muaj nuk po mundem ti përcjell emisionet ku flitet për politikë, dhe ku analistët bëjnë një ” luftë në mes vete”, sepse ato emisione dhe njerëzit që mbrojnë opozitën e indirekt Vuçiqin, janë aq të dhimbshme, aq toksike dhe aq shumë shpërlajnë trurin e njerëzve sa që mundem lirshëm ti krahasoj me një terrorizëm politik. Në vend që të gjithë, pozitë dhe opozitë, të bashkohen, për të rezistuar sulmit Ruso Serb, opozita po sillet edhe më keq se Lista Serbe.

Janë pikërisht këta njerëz nga opozita që e terrorizuan popullin mbas luftës, duke e njollosur dhe përdhosur luftën dhe flamurin e UQK-së, janë pikërisht këta që vetëm për të marr primatin e të qenurit protagonist e shtynë pavarësinë e Kosovës, që nga viti 2003 deri në vitin 2008 kur edhe z. Rugova nuk ishte më.

Janë pikërisht këta që organizuan protestat e marsit të vitit 2004, protesta që i shërbenin rrëzuarës së ish kryeministrit Bajram Rexhepi, me qëllimin që vetë Thaçi të vinte në pushtet dhe të jetë protagonist i çdo gjëje. Janë pikërisht këta shpirtzinj, që i kategorizojnë njerëzit në të mirë e të këqij, varësisht se ku kanë lindur të parët e tyre, në Maqedoni e Veriut, Malin e Zi apo diku tjetër. Janë sërish këta njerëz që kërcënojnë me qeveri nën hije, si në kohërat e pasluftës, dhe janë pikërisht këta që sulmojnë dhe tentojnë ta njollosin paranë që vjen nga djersa e mërgimtarëve për fondin e sigurisë.

Në lidhje me fondin e sigurisë, e përgëzoj zotin Ramush Haradinaj, për një qasje patriotike, dhe i cili po e vërteton si gjithmonë që shteti dhe dashuria për të e mund çdo aspekt të egos së tij. Kultura e të qenunit protagonist për çdo gjë, është shumë e rrezikshme. Opozita, po funksionon në sistemin ja unë protagonist ja kallet krejt, pra ajo thënia popullore ”për inati të resë më vdektë djali”. Pra po tentohet të largohet Z. Kurti që sërish këta të opozitës të jenë ata që nënshkruajnë diçka. Dua të ju them disa eksponentëve të opozitës, që bota e juaj së bashku me botën ruso serbe është duke u zvogëluar, dhe koha kur fitonit milionat duke premtuar copëtimin e vendit tuaj, ka përfunduar. Sa më herët ta kuptoni aq më mirë për ju dhe për Kosovën.

Popullit i bëj ftesë, që mos tu japin shansin për manipulim këtyre që haptas po tregojnë se kujt i kanë shërbye me dekada e ne nuk e kemi ditur. Unë i bëj ftesë SHBA- së dhe BE-së, që ti ftoj në bisedë udhëheqësit e partive opozitare, në mënyrë që të kërkoj nga ta ta ndalin terrorizmin politik që po ja bëjnë Kosovës e në mënyrë indirekte edhe miqve ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".