Reagon 70-vjeçari Fazli Kikaj nga Prizreni që u akuzua për pedofili
Ka reaguar 70-vjeçari nga Prizreni, F.K, që u akuzua për pedofili, e për të cilin Prokurora Themelore e Prizrenit nisi sot hetimet. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit.
Përmes një postimi në Facebook, profesori ka mohuar akuzat, duke thënë se situata është krejt ndryshe.
“Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin ! Nuk janë të verteta ! Do të vertetohen shpejtë ! Situata është krejtë ndryshe ! Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi ! Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !” ,ka shkruar i moshuari.
Ndryshe, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në ABCnews.al.
Në një përgjigje Policia Rajonale e Prizrenit tha se mësimdhënësi është identifikuar por i njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit.
“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë.
“Piranja” i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.
Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.
Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive.
(Kosova Sot Online)
