Macron del në pazar pasi u rizgjodh president i Francës, e gjuajnë me domate

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 17:01
Macron del në pazar pasi u rizgjodh president i Francës, e gjuajnë me domate

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka vizituar sot një treg në Cergy, ku u vu në shënjestër të domateve që dikush i hodhi në drejtim të tij.

Ishte vizita e tij e parë në një vend pasi u rizgjodh president.

Por sipas BFMTV, Macron nuk u qëllua.

Shërbimi i sigurisë e ka mbrojtur me një çadër, për të vazhduar më pas përshkimin nëpër treg.

(Kosova Sot Online)