Ku ishin të ulur Kurti, Osmani e Jahjaga në funeralin e Sekretares Albright

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 20:44
Ku ishin të ulur Kurti, Osmani e Jahjaga në funeralin e Sekretares Albright

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kanë marrë pjesë ne ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright në SHBA.

Fotografi nga ceremonia janë publikuar sot gjatë ditës nga takimi i Kurtit e Osmanit me sekretarin e shtetit, Antony Blinken. Së fundmi, pamje nga ngjarja ka publikuar edhe ish-presidentja Jahjaga, e cila një fotografi të përbashkët e ka publikuar edhe me Kurtin dhe Osmanin.

Po ashtu, një fotografi e ka publikuar edhe e ulur gjatë ceremonisë, ku para saj shihet edhe Kryeministri Kurti,

Po ashtu, në një tjetër fotografi, Jahjaga shihet e ulur pranë ish-Sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe paraqitet duke biseduar me të.

“Me ftesë të Familjes Albright sot në Ëashington DC në mesin e shumë liderëve nga mbarë bota, i dhamë lamtumirën e fundit  Sekretares së Shtetit të ShBA, një mikeje të përjetshme të Kosovës, Madeleine K. Albright. Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh”, ka shkruar Jahjaga.

(Kosova Sot Online)