
Motra e Besnik Bislimit punësohet në Neonatalogji, dje QKUK e fshehu, sot e konfirmon

QKUK ka konfirmuar se motra e zv kryeministrit Besnik Bislimi është punësuar se fundi në njërën prej klinikave të hapura së fundi në kuadër të Spitalit Pediatrik. Valbona Bislimi është punësuar në klinikën e Neonatologjisë, pas hapjes së konkursit, së bashku me një kandidate tjetër.
Dje në një përgjigje QKUK nuk e mohoi e as nuk e konfirmoi punësimin e saj, ndërsa sot e kanë bërë të qartë se ajo është punësuar.
Për të parën e cila është motra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ish-kryesuesja dhe tani anëtarja e bordit, Agreta Gecaj-Gashi, mohon se ka pasur ndikim Besnik Bislimi për të punësuar motrën e tij.
“Pas hapjes së Spitalit të ri Kirurgjik- Pediatrik, Klinika e Neonatologjisë, ka bërë kërkesë zyrtare për pranimin e specialistëve të neonatologjisë”, thotë Gecaj Gashi.
”Konkursi është publikuar dhe proceduar bazuar në legjislacionin në fuqi dhe janë udhëhequr të gjitha procedurat ligjore!”, shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)