Rrotullohet vetura e Policisë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre policë të lënduar

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 22:05
Rrotullohet vetura e Policisë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre policë të lënduar

Tre policë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Stanovc.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Aksident me lëndime, i ndodhur  rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e  përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.


(Kosova Sot Online)