Një delegacion nënoficerësh amerikanë vijnë në Kosovë, i pret komandanti i FSK-së

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 11:10
Një delegacion nënoficerësh amerikanë vijnë në Kosovë, i pret komandanti i FSK-së

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).

Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve, si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.

Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës  në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të  Nënoficerëve, thuhet në komunikatën për shtyp të FSK-së.

Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit  komandues.

(Kosova Sot Online)