Kosova nuk ka më kohë për të humbur, aplikim i menjëhershëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe NATO

Kosova nuk ka më kohë për të humbur, aplikim i menjëhershëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe NATO
Kosova nuk ka më kohë për të humbur, aplikim i menjëhershëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe NATO

Arsim Aziri

  • 28 April 2022 - 07:54

Shkruan:Analist- Arsim Aziri

Konsideroj se agresioni i Rusisë në Ukrainë, sikur ka filluar edhe ta ndërgjegjësoj akoma më shumë politikën pro zhvillimit e demokracisë, dhe në këtë kontekste, Kosova duhet të përshpejtojë hapin e përparimit, në mënyrë që Kosova të përfitoj edhe në procesin e Liberalizimit, pa e anashkaluar edhe procesin e përshpejtimit të anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare,anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe sa më shpejtë edhe në NATO.

-Qeveria aktuale ka për angazhim emergjent ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta forcojë mirëqenien e përgjithshme sociale, duke e ditur mirë se pikërisht këto dy arsye kanë qenë pse është mbështetur në mënyrë gati plebishitare të shprehjes me referendumi. Ndërsa sa I përket lobimit në sferën ndërkombëtare, natyrisht së është kërkesë dhe domosdoshmëri emergjente, duke e shfrytëzuar në maksimum situatën ku Rusia përfshi edhe Serbinë e cila akoma nuk ka definim të qartë mbi agresionin rus në Ukrainë, që të anëtarësohet nëpër mekanizma ndërkombëtar, përfshi edhe në Këshillin e Evropës, pas suspendimit të Rusisë nga ky mekanizëm. Konsideroj se agresioni i Rusisë në Ukrainë, sikur ka filluar edhe ta ndërgjegjësoj akoma më shumë politikën pro zhvillimit e demokracisë, dhe në këtë kontekste, Kosova duhet të përshpejtojë hapin e përparimit, në mënyrë që Kosova të përfitoj edhe në procesin e Liberalizimit, pa e anashkaluar edhe procesin e përshpejtimit të anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe sa më shpejtë edhe në NATO.

Kosova përmes qeverisë më popullorë që ka, duhet ta shtyjë avancimin e Kosovës gjithnjë e më shumë, dhe krejt këtë fenomen pozitiv, duhet ta mendoj përmes punëve të ndershme e drejta, duke anashkaluar interesat klanore, sepse pikërisht fillimi i qeverisjes së drejtë, reformatore dhe në funksion të sundimit të ligjit, po merr dita ditës nota pozitive nga miqtë ndërkombëtar, duke u zotuar që të na mbështesin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Një zotim të tillë e theksoi së fundi edhe Presidenti i Letonisë, Egils Levits. Presidenti letonez tha se është pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pro anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe mbështetjen e plot edhe për liberalizimin e vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".