Haxhiu fton prokurorinë të ndërhyjë në Kardiologji, thotë se disa pacientë vdiqën duke pritur për koronarografi

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 11:13
Haxhiu fton prokurorinë të ndërhyjë në Kardiologji, thotë se disa pacientë vdiqën duke pritur për koronarografi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka ftuar prokurorinë që të nis hetimet për vdekjen e disa pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Sipas Haxhiut, disa pacientë kanë vdekur teksa ishin duke pritur për një ekzaminim për koronarografi.

“Jam i brengosur dhe i shqetësuar për lista e pritjes në QKUK dhe e ftoj Prokurorinë e Kosovës që të merret me rastin. Janë me dhjetëra pacientë në Koronarografi në Kardiologji dhe që kanë vdekur. Lista e pritjes nga një javë në Kardiologji është zgjatur në një vit dhe për vetëm një procedurë diagnostifikuese të koronarografisë kanë vdekur disa pacientë. E ftojë prokurorinë që të merret me këtë çështje”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)