
Lexoni edhe:
Haxhiu përplaset me Tahirin: S’keni të drejtë m’i thanë mbylle ministres së Drejtësisë
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të pabesueshme mbrojtjen e ministres Haxhiu ndaj ambasadorit Martin Berishaj i cili u përfshi në një skandal financiar në Slloveni.
Tahiri tha se ministrja Haxhiu duhet me qenë në një zor të madh me mbrojt ambasadorin, i cili nuk ka arritë me demantu raportimin për skandalin.
Haxhiu përplaset me Tahirin: S’keni të drejtë m’i thanë mbylle ministres së DrejtësisëLexoni edhe:
“Është e pabesueshme deri në cfarë niveli keni shku për me mbrojtë një inkriminim të një zyrtari institucional pra në shpëlarjen e parave dhe në cështjen e tregtimit të energjisë elektrike.Është e pabesueshme se si për një ambasador nxjerrën fakte dhe ai s’ka arritë me demantu lajmin, që s’është pagu nga GEN me bazë në Serbi. Dhe sot me dalë ministrja e Drejtësisë me justifiku këtë skandal vërtetë duhet me qenë në një zor të madh. Berishaj s’po arrin me demantu që s’është pagu 600 mijë euro nga një kompani energjetike me bazë në Serbi”, tha Tahiri.
Ai tha se duhet të sqarohet nëse Berishaj po i shërben dikujt tjetër e jo Kosovës.
“Për ne s’i republikë e Kosovës është me rëndësi se ku kanë shku këto mjete, a i kemi njerëzit tanë që i shërbejnë dikujt tjetër, kjo është e rëndësishme”, tha Tahiri.
(Kosova Sot Online)