BSPK-ja vendos për mbajtjen e grevës më 12 maj

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:44
BSPK-ja vendos për mbajtjen e grevës më 12 maj

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se më 12 maj do të mbajnë grevë një orëshe, pasi sipas tyre, kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës.

“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi është shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai.

(Kosova Sot Online)