Hoti tregon emrat e politikanëve që i kanë blerë turshitë në Krushë

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 17:50
Hoti tregon emrat e politikanëve që i kanë blerë turshitë në Krushë

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës “Krusha”, ka treguar emrat e politikanëve që kanë blerë turshi në këtë ndërmarrje

Ajo  ka treguar se në mesin e politikaneve që kanë blerë turshi atje është ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Po I ka blerë presidentja Atifete Jahjaga, i ka blerë Kadri Veseli, ministrat deputete të gjithë. Kush ka ardhë në Krushë I kanë kërkuar prodhimet e tona dhe I kanë blerë”, tha ajo.

Më tutje, Hoti tha se prodhimet e tyre shiten në shtatë shtete të Evropës.

“Prodhimet e tona shiten në shtatë shtete të Evropës. Bazë e kemi Zvicrën, pason Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera”, deklaroi Hoti. 

(Kosova Sot Online)