Zogaj: Vetëvendosje po i konfimon pretendimet se Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 18:39
Zogaj: Vetëvendosje po i konfimon pretendimet se Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka thënë se Vetëvendosje është duke i konfirmuar pretendimet se Martin Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar.

Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka renditur edhe dy arsye që sipas tij VV-ja po e pranon se ambasadori Berishaj është i përfshirë në aferën në Slloveni.

Sipas tij, deklarata e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca dhe kur VV-ja kërkoj hetim parlamentar prej vitit 2006, e që i bjen se partia në pushtet e din që gjatë qeverisjes së saj ka ndodh afera korruptive.

“Deklarimi i kryetarit te Kuvendit Konjufca “qe Berishaj eshte dem kolateral dhe se duhet me pase kujdese per kete ceshtje,” po na thote qe ndoshta Berishaj eshte i perfshire, por te kemi kujdese se mos po i demtojme marredheniet me Sllovenine. Perpos qe po e pranon nje fakt qe Berishaj edhe eshte pjese e skandalit, Konjufca po a perjashton mundesine qe ne Slloveni, nje gjykate serioze te ndermerr hetim per kete ceshtje dhe ta nxjerr kete politikan fajtor, e rrjedhimisht te mos jete ky person kryeminister, por nje kundershtar i tij. E ne ate rast ku mbetet raport i Kosoves me Sllovenine?”, ka shkruar Zogaj.

(Kosova Sot Online)