Shefi i OKB’së: Situata në Mariupol është një krizë brenda krizës

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 19:45
Shefi i OKB’së: Situata në Mariupol është një krizë brenda krizës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres pas takimit me presidentin Volodymir Zelensky në Kiev, ka folur për evakuimin e civilëve.

Ai thotë se situata në qytetin port të rrethuar jugor të Mariupolit është një “krizë brenda krizës” dhe se po bëhet gjithçka që është e mundur që të evakuohen njerëzit që ndodhen të mbyllur brenda fabrikës së çelikut.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të evakuuar njerëzit nga fabrika e çelikut Azovstal të Mariupolit. Situata në Mariupol është një krizë brenda krizës.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)