Abazoviqit i vjen urimi nga kryetari i Preshevës pasi u bë kryeministër

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 21:11
Abazoviqit i vjen urimi nga kryetari i Preshevës pasi u bë kryeministër

Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi duke u futur në histori si i pari shqiptar që merr këtë pozitë në këtë shtet.

Atij i ka ardhur edhe urimi nga Presheva, ku kryetari i sapozgjedhur i ka dëshiruar suksese në postin e ri teksa ka shtuar se shqiptarët janë krenar për këtë arritje të tij.

“Emërimi i Dritan Abazoviq në krye të Malit të Zi, është edhe një arritje dhe krenari e madhe e shqiptarëve për udhëheqësinë e Ballkanit. Urime të sinqerta nga Presheva, suksese e  mbarësi për kreun dhe mandatarin e ri të qeverisë së Malit të Zi”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)