Zyrtari i PDK-së: Qytetarët s’duhet ta paguajnë faturën e re të rrymës me tarifat e shtrenjta

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 08:11
Zyrtari i PDK-së: Qytetarët s’duhet ta paguajnë faturën e re të rrymës me tarifat e shtrenjta

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se qytetarët s’duhet të paguajnë faturën e re me tarifat e shtrenjta, përderisa ka një vendim të Gjykatës Themelore.

“Qytetarët nuk duhet ta paguajnë përderisa është në fuqi ky vendim. Absolutisht. Por, ne kemi një vendim të gjykatës, është gjykata themelore, institucion i joni, madje me arsyetime të fuqishme brenda saj, që janë arsyetime të secilit qytetar”, ka thënë Stavileci.

Tutje, ai tha se ata [PDK] nuk do të ndalen pa i shkuar deri në fund të vërtetës rreth 100 milionëshit të ndarë nga qeveria për energjinë.

‘Ku janë 100 milionë euro, s’ka përgjigje. A e dini ju? As edhe një qytetar, madje as qeveria nuk e dinë dhe ky është problemi më i madhi. A e di dikush çka ndodhi me 100 milionë, s’ka përgjigje askush sepse s’ka as Qeveria. S’ka asnjë lloj transparence për këtë. Dhe ne kur kërkojmë komision hetimor, tentojnë ta dredhojnë në forma të tjera për të fshehur mashtrim”, ka thënë Stavileci.

(Kosova Sot Online)