Sot shpallet ushtari më i mirë i FSK’së

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:06
Sot shpallet ushtari më i mirë i FSK’së

Sot do të mbahet ceremonia e përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.

Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

“Ceremoninë e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. Ceremonia do të mbahet sot, më 29 prill, duke filluar nga ora 11:00, në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, në amfiteatrin e Komandës së Logjistikës. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vjet këtë garë e fitoi ushtari Edon Brahimi. 

(Kosova Sot Online)