Osmani takohet me kongresistë e senatorë amerikanë, Presidenca thotë se folën edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:28
Osmani takohet me kongresistë e senatorë amerikanë, Presidenca thotë se folën edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan.

Në takimin me kongresistin Issa, Presidenca thotë se u diskutua edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në takim me kongresistin Darrell Issa, i cili njëherësh është anëtar i grupit për çështje shqiptare, u diskutua për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si dhe për situatën e sigurisë në rajonin tonë. Presidentja Osmani e falënderoi kongresistin Issa që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës duke potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Ajo është takuar edhe me kongresistin Steny Hoyer dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatorin Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen.

Sipas njoftimit të Presidencës, kongresisti Hoyer, e ka siguruar Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane. 

“Ndërkaq, në takime te ndara me bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ne Kongresin Amerikan, senatori Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, Presidentja Osmani i falënderoj për mbështetjen që historikisht i kanë dhënë Kosovës dhe potencoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në periudhën në vijim të fuqizimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Gjatë takimit me senatorin Cardin dhe kongresistin Cohen, Presidentja Osmani diskutoi edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sigurinë në kontinentin tonë, ndikimin malinj të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë”, ka njoftuar Presidenca.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani takoi liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur gjatë ditës djeshme në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti Steny Hoyer, kongresisti Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresisti Steve Cohen.

Gjatë takimit me kongresistin Hoyer, Presidentja Osmani diskutoi rreth rëndësisë së përkrahjes amerikane në Kosovë e më gjerë, si dhe për domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë e lirisë, e cila në Kosovë është arritur pas shumë sakrificave. Në takim po ashtu u bisedua rreth zhvillimeve në kontinentin evropian pas luftës në Ukrainë. Kongresisti Hoyer siguroi Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane.  

Në takim me kongresistin Darrell Issa, i cili njëherësh është anëtar i grupit për çështje shqiptare, u diskutua për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si dhe për situatën e sigurisë në rajonin tonë. Presidentja Osmani e falënderoi kongresistin Issa që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës duke potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, në takime te ndara me bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ne Kongresin Amerikan, senatori Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, Presidentja Osmani i falënderoj për mbështetjen që historikisht i kanë dhënë Kosovës dhe potencoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në periudhën në vijim të fuqizimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Gjatë takimit me senatorin Cardin dhe kongresistin Cohen, Presidentja Osmani diskutoi edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sigurinë në kontinentin tonë, ndikimin malinj të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë. 

(Kosova Sot Online)