Xhelal Sveçla: Sulmet ndaj Policisë në veri kanë krijuar pasiguri tek qytetarët atje

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:45
Xhelal Sveçla: Sulmet ndaj Policisë në veri kanë krijuar pasiguri tek qytetarët atje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ka krijuar pasiguri tek qytetarët atje.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Sveçla tha se policia është angazhuar që në vend të jetë një situatë stabile.

“Është e vërtetë që sulmet ndaj Policisë së Kosovës kanë sjell një ndjenjë pasigurie tek qytetarët atje. Angazhimi i suksesshëm i Policisë së Kosovës ka bërë që të kemi një situatë stabile. Policia në çdo cep të Kosovës është për të mbrojtur ligjshmëri dhe për të siguruar qytetarët pa kurrfarë dallimi”, ka thënë ai.

Më tutje, ministri tha se policia po ballafaqohet me vështirësi të mëdha.

“Policia  e Kosovës ballafaqohet me vështirësi që janë të mëdha, shumë shpesh të paarsyeshme, por ne po bëjmë çdo gjë që është e mundshme që ato t’i tejkalojmë:, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)