Varroset 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Klinë, mijëra qytetarë morën pjesë në varrim

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 19:38
Varroset 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Klinë, mijëra qytetarë morën pjesë në varrim

Një 23-vjeçar u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. Fazli Hoxha, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit. Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur.

Në varrimin e 23-vjeçarit morën pjesë mijëra qytetarë.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllëzërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.

(Kosova Sot Online)