21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 15:06
21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 22 qytetarë.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 440.

“Nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot Online)