Simnica nga BIK-u: Edhe gratë duhet të marrin pjesë në faljen e Bajramit

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 08:19
Simnica nga BIK-u: Edhe gratë duhet të marrin pjesë në faljen e Bajramit

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Ekrem Simnica zyrtar në Bashkësinë Islame të Kosovës, tha se Festa e Fitër Bajramit i bashkon të gjithë njerëzit dhe kjo është shumë me rëndësi për besimtarët.

“Festa e Bajramit është festa e solidarizimit, pra ka edhe qëllim të ndihmohen të tjerët”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Simnica bëri me dije se për këtë festë janë shpërndarë shumë ndihmë-pako për ata që kanë nevojë.

“BIK përmes shoqatës së saj, ka shpërndarë ndihma për të varfërit, ata që kanë mundësi mund të ndihmojnë BIK-un dhe ajo përmes shoqatës do të ndihmojmë familjet në nevojë”, theksoi ai.

Për mundësinë e grave që të marrin pjesë në faljen e Namazit të Bajramit, Simnica tha se edhe atë është mirë të jenë pjesë.

“Problemi ka qenë tek kushtet, përndryshe nëse do të kishte hapësirë do të kishin marrë pjesë të gjitha kategoritë e shoqërisë, përfshirë edhe gratë, ato kanë marrë pjesë në faljen e namazit të teravive”, tha ai.

Ndryshe sot BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje për urime në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

(Kosova Sot Online)