Babai shan dhe ther me thikë djalin në Viti pas mospajtimeve për prerjen e flokëve

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 08:15
Babai shan dhe ther me thikë djalin në Viti pas mospajtimeve për prerjen e flokëve

Një 62-vjeçar është arrestuar në fshatin Letnicë të Vitisë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë djalin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që babai kishte me të birin për prerjen e  flokëve.

Për shkak të mospajtimeve për ta dërguar babain për t’i prerë flokët, dy palët kishin nisur sharjet mes veti, me ç’rast babai ka goditur djalin e tij me thikë në disa pjesë të trupit.  

Viktima është larguar nga shtëpia i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit, për shkak të lëndimeve.

Djali nuk e ka denoncuar babain menjëherë në Polici, me shpresën se do të pajtoheshin. 

Me t’u raportuar rasti, Policia është vënë në lëvizje se ka arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për “dhunë në familje” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

(Kosova Sot Online)