Vuçiq i lumtur që Reporterët pa Kufij thanë se Serbia ka bërë përparime në lirinë e mediave

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 17:02
Vuçiq i lumtur që Reporterët pa Kufij thanë se Serbia ka bërë përparime në lirinë e mediave

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka komentuar sot raportin e Reporterëve pa Kufij në të cilin thuhet se Serbia ka shënuar progres në krahasim me vitin e kaluar sa i përket lirisë së shtypit.

Kreu i shtetit serb ka thënë se “është mirë të dëgjosh se Serbia ka bërë progres në raportin e lirisë së medias”, shkruajnë mediat serbe

Vuçiq tutje ka thënë se duhet bërë edhe më shumë në këtë fushë, duke specifikuar reduktimin e polarizimit në media dhe shoqëri

 “Nuk i di të gjitha kriteret, por kemi ende shumë për të bërë, për të ndryshuar, mbi të gjitha, për të ulur atë lloj polarizimi në media dhe në shoqëri. Duhet të jemi më të hapur ndaj njëri-tjetrit, ndaj një opinione të ndryshme”, ka thënë sot Vuçiq.

“Besoj se kemi ende hapësirë ​​për përparim”, ka shtuar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)