Limaj për 25 mijë vendet e punës së Kurtit: Duhet me u skuqë, ku janë bre ato vende pune?

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 22:03
Limaj për 25 mijë vendet e punës së Kurtit: Duhet me u skuqë, ku janë bre ato vende pune?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas deklaratës së tij se për një vit i ka krijuar 25 mijë vende të reja të punës.

Limaj tha se ky deklarim është ofendimi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!

Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga Kili - Gazeta…

Ai thotë se një njeri normal duhet të skuqet kur del para televizionit edhe thotë se i ka krijuar 25 mijë vende të reja të punës për 1 vit.

“25 mijë vende të punës, a ka ofendim më të madh që i bëhet vendit, me dal e me i thon, a ka vendi jonë ekonomist, unë mënoj që ska ekonomist ky vend. Unë e di që ai u fol atyre që besojn qorrazi, verbërisht, një njeri normal duhet me u kuq me dal para televizioni publik edhe me thonë 25 mijë vende të reja të punës i kam krijuar për 1 vit. Ku janë ato 25 mijë vende të punës? Për ata të cilët të shkretit që kanë punësuar në sektorin privat pa letra, pa regjistruar që për t’i marrë 100 eurosh apo 200 eurosh janë shku janë regjistru, edhe kompaninë e kanë regjistru. Edhe ata po i llogaritë a? Ata kanë qenë tu punu aty.

Pse po gënjen, kush po të shtin? Cka po përfiton ti? Apo ti po vazhdon me thon: ende shiten fjalët e mija, e rëndësishme me thon une, populli beson. Deri kur njerëzit duhet me pa”, tha Limaj.

(Kosova Sot Online)