Vetura godet tre këmbësorë në Mitrovicë, Policia jep detaje

  • E. /
  • 04 May 2022 - 16:02
Vetura godet tre këmbësorë në Mitrovicë, Policia jep detaje

Një veturë ka goditur tre këmbësorë sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Zahiti.

(Kosova Sot Online)