E rëndë/ 27-vjeçari vret veten

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 20:11
E rëndë/ 27-vjeçari vret veten

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, ku një 28-vjeçar ka vrarë vetën në burgu e komisariatit të Kavajës.

27-vjeçari Ilvi Ustameta, ishte ndaluar ditën e sotme nga policia pasi akuzohej për vjedhje.

27-vjeçari ishte arrestuar për disa vjedhje, i shoqëruar për disa orë më parë. Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

I riu dyshohet të jetë vetëvrarë me çarçaf.

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin e Kamzës, ku një i ndaluar i vuri flakën qelisë dhe humbi jetën, ndërsa mbeti i lënduar edhe një oficer policie.

(Kosova Sot Online)