Lidhja me krimin e organizuar në fushën e energjisë do qasje gjithëpërfshirëse, nuk zbulohet me improvizim hetimi të një rasti të izoluar

Lidhja me krimin e organizuar në fushën e energjisë do qasje gjithëpërfshirëse, nuk zbulohet me improvizim hetimi të një rasti të  izoluar
Lidhja me krimin e organizuar në fushën e energjisë do qasje gjithëpërfshirëse, nuk zbulohet me improvizim hetimi të një rasti të  izoluar

Arsim Aziri

  • 04 May 2022 - 19:10

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Unë mundë të pajtohem plotësisht me kërkesën e partisë më të madhe në pushtet, me propozimin që komision hetimor në fushën e energjisë të ketë, ama jo vetëm me mandate të kufizuar siç po e kërkojnë opozita, vetëm për një proces që po mendohet se mundë të jetë shtyrë sipas logjikës klienteliste.

 Nëse vërtetë ka pasur abuzime shqetësuese në këtë fushë, ato nuk kanë ndodhur vetëm në një periudhë të shkurtër  të një rasti të denoncuar, por ka pasur në vazhdimësi në mandatet e kaluara, madje ka pasur edhe raportime për shumë veprime të dyshuara që do të duhej të vërtetohen, të hetohen dhe nëse ka fakte të mjaftueshme edhe të ngriten akuzat nga prokuroria e të  gjykohen. Për t’i parë shkeljet eventuale përgjatë viteve në këtë aset, dhe në emër të kujt është kontaminuar funksionimi i këtij resursi të ofrohet komision profesional duke filluar  prej periudhës 2006.

Kjo do të duhej të shtyhet si proces. Ky komision do të duhej hetuar dhe zbuluar edhe aferat e punësimeve ndër vite, familjare, politike, nepotiste e klienteliste, për të parë më pas se kush e ka punësuar kë, dhe cfarë janë humbjet   si rezultat i instalimit të klientelizmit, qoftë edhe të pushtetit të tanishëm,  nëse evidentohen shkelje të asaj natyre. Ama  fakti se opozita po përpiqet masivisht ta paraqes si të dëmshëm kërkesën e mazhorancës për hetim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë, pra prej 2006, sikur po lë të kuptohet logjika e funksionimit të këtij aseti kombëtar nën kthetrat e abuzimit dhe kapjes së thellë të grupeve kriminale të interesit në  dekadën e kaluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".