Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:48
Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e ku në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Në Kuvend do të ketë edhe debat parlamentar për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit.

Rendi i plotë i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.​

(Kosova Sot Online)