Uk Lushi: Kryeministri Kurti nuk duhet të bëjë kësi shkelje kurrë më

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 11:59
Uk Lushi: Kryeministri Kurti nuk duhet të bëjë kësi shkelje kurrë më

Uk Lushi, ish-pjesëtari i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, e ka cilësuar të gabuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të emisarit Miroslav Lajçak.

Lushi ka thënë se Kurti do t’i akuzonte për tradhti të tjerët nëse do të darkonin kështu siç bëri ai dhe se veprimi i tij është i devijim i palejueshëm kundër institucioneve.

Ai ka thënë se kryeministri duhet “urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës”, pas darkës joformale me Vuçiq dhe Lajçak në Berlin.

“Kjo darkë e Kurtit me ish-ministrin e Millosheviqit Vuçiq është më keq se darkë e gabuar. Asnjë indvid vetëm nuk mund flet dhe as mund na përfaqëson vetëm. Kurti nuk duhet të lejohet të bëjë kësi shkelje kurrë më dhe urgjentisht duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lushi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Darka tête-à-tête e Albin Kurtit me Presidentin e Serbisë, në praninë e një sllovaku por pa praninë e sëpakut një apo edhe më shumë shqiptarëve tjerë në darkën në Berlin, është devijim i palejueshëm kundrejt institucioneve dhe reprezentimit kolektiv të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Albin Kurti për kësi rastesh të tjerët do t’i akuzonte për tradhëti.

Asnjë individ nuk guxon të takohet apo flasë individualisht, qoftë ai individ edhe kryeministër, me Serbinë pa prani të shqiptarëve dhe përfaqësuesve tjerë shtetëror si dëshmitarë.

Kjo darkë e Kurtit me ish-ministrin e Millosheviqit Vuçiq është më keq se darkë e gabuar. Asnjë indvid vetëm nuk mund flet dhe as mund na përfaqëson vetëm. Kurti nuk duhet të lejohet të bëjë kësi shkelje kurrë më dhe urgjentisht duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)