Mërgim Lushtaku u afrohet deputetëve të LVV-së, e godet foltoren me shishe ndërsa ata flasin

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 11:52
Mërgim Lushtaku u afrohet deputetëve të LVV-së, e godet foltoren me shishe ndërsa ata flasin

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u nis drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur deputeti i LVV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa Dugolli po pyeste për çështjen e armëmajtjes nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Lushtaku iu afrua, e mori shishen aty dhe me të e godiste foltoren vazhdimisht.

Të njëjtën e bëri edhe kur aty shkoi të flasë ministri i Financave, Hekuran Murati.

(Kosova Sot Online)