Asnjëri nga katër kandidatët s’arritën t’i marrë votat e mjaftueshme për gjyqtar në Kushtetuese

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 17:02
Asnjëri nga katër kandidatët s’arritën t’i marrë votat e mjaftueshme për gjyqtar në Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nga katër sa janë në garë.

Nga numërimi i votave të deputetëve asnjëri nga ta s’ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse kandidati Dukagjin Abdyli është diskualifikuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka prezantuar votat nga Komisioni Votues.

“Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit  në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 Albert Avdiu: 49.  Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha ai.

(Kosova Sot Online)