Krasniqi takon zyrtarë të lartë evropianë në vizitën e tij në Strasburg dhe Bruksel

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 17:56
Krasniqi takon zyrtarë të lartë evropianë në vizitën e tij në Strasburg dhe Bruksel

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal  Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës në Strasburg dhe Bruksel, pati takime të ndara me përfaqësues të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, përfshirë:

Ministri Krasniqi është takuar me Ladislav Ilciq anëtar i Parlamentit Evropian nga Kroacia, me nënkryetaren Katarina Barley nënryetare e Parlamentit Evropian dhe me Rainer Ëieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Krasniqi ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi dhe Andre De Munter zyrtar i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikan e Jashtme të Unionit(EXPO) në Parlamentin Evropian.

Në kuadër të vizitës, ministri i MAPL ka takuar edhe Klaus Ëelle, Sekretar Gjeneral i Parlamentit Evropian, Romeo Franz,  Anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania, Jörgen SIIL, Këshilltar për Politikë – Punët e Jashtme dhe Siguria për Grupin Politik të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian, Othmar KARAS, Zëvendës President i Parë i Parlamentit Evropian nga Austria në Grupin e Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët) dhe Viola von Cramon-Taubadel, Anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania në Grupin e të Gjelbërtve dhe Raportuese për Kosovën

Gjatë kësaj vizite, Ministri z. Krasniqi ritheksoi edhe njëherë angazhimin e MAPL-së dhe të komunave të Republikës së Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit nga institucionet evropiane për përkrahjen në mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve komunale, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektives së premtuar të BE-së, në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik lokal.

(Kosova Sot Online)