Prishtinë, për 1 muaj u shqiptuan mbi 8 mijë tiketa për kundërvajtje

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 18:55
Prishtinë, për 1 muaj u shqiptuan mbi 8 mijë tiketa për kundërvajtje

Në rajonin e Prishtinës, gjatë muajit prill janë shqiptuar 8 mijë e 149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan janë konfiskuar 15 patentë shofer për tejkalim në vijën e plotë.

“Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kënë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)