Historia prekëse, për plot 400 ditë babai kujdeset për varrin e djalit të tij

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 13:44
Historia prekëse, për plot 400 ditë babai kujdeset për varrin e djalit të tij

Së bashku, edhe pse vdekja në fakt i ka ndarë. Corriere del Veneto raporton historinë prekëse të 82-vjeçarit Cesare Mascotto, i cili vazhdon të mbajë gjallë lidhjen e fortë me djalin e tij, pavarësisht se Floriano ka ndërruar jetë prej më shumë se një viti në moshën 51-vjeçare.

Për të gjithë, 82-vjeçari nga Sarego tashmë është bërë “rojtari i varrezave”.

Prej 9 prillit 2021, Cesare Marescotto mbërrin çdo ditë në varrezat e Saregos, parkon makinën e tij nën hijen e një peme dhe me një stol të vogël të kuq, që i përkiste djalit të tij kur ishte i vogël, ulet pranë varrit të Florit të tij.

(Kosova Sot Online)