Bërnabiq: Shumë politikanë europianë mendojnë se Ballkani i Hapur e ka ndarë më shumë rajonin

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 18:23
Bërnabiq: Shumë politikanë europianë mendojnë se Ballkani i Hapur e ka ndarë më shumë rajonin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se shumë politikanë evropianë mendojnë se iniciativa e Open Balkan, e ka ndarë rajonin në vend se ta unifikojë atë por që sipas saj e vërteta është krejt ndryshe.

Brnabiq mori pjesë në një panel në Firencë të Italisë ku ishin pjesëmarrës edhe Emisari i BE-së, Lajcak e ministri i Jashtëm i Austrisë Schalenberg.

Ajo tha se iniciativa Open Balkan është përfituese për të gjithë shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Shumë politikanë evropianë mendojnë se iniciativa Open Balkan e ka ndarë këtë rajon në vend se ta bashkojë, por e vërteta është krejt ndryshe. Iniciativa është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë”, tha ajo.

Open Balkan është iniciativë e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku synohet të krijohet një treg i lirë dhe i përbashkët mes shteteve në Ballkanin Perëndimor. Përkundër 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, tri nga to, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi kanë refuzuar që t’i bashkangjiten iniciativës.

(Kosova Sot Online)