Patriarku Porfirije takon ambasadorin Hill, biseduan edhe për situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 14:08
Patriarku Porfirije takon ambasadorin Hill, biseduan edhe për situatën në Kosovë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije është takuar me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Sipas një njoftimi të Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije me ambasadorin Hill kanë diskutuar për situatën në Kosovë.

“Situata në Kosovë ku Patriarku ka qëndruar para disa ditësh ka qenë temë diskutimi gjatë takimit në Beograd”, thuhet në njoftim, kanë raportuar mediet serbe.

Patriarku ka theksuar rëndësinë dhe rolin e Kishës Ortodokse Serbe te populli serb në vend dhe rajon.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe peshkopi Fotija, kreu i kabinetit të Patriarkut serb, Sava dhe këshilltari politik i ambasadorit Hill, Michael Kelleher.

(Kosova Sot Online)