Vrasje në fshatin Gushtericë, zyrtari i Policisë së Kosovës vret vëllain e tij

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 16:45
Vrasje në fshatin Gushtericë, zyrtari i Policisë së Kosovës vret vëllain e tij

Media  raportoi pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Burimet  kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Këto janë informatat e para që Sinjali i ka siguruar dhe është në përpjekje për t’i konfirmuar me Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)