Haradinaj viziton Federatën “Vatra” në Amerikë: Kosova ka nevojë për përkrahjen e tyre, që të jetë pjesë e NATO-s

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 17:32
Haradinaj viziton Federatën “Vatra” në Amerikë: Kosova ka nevojë për përkrahjen e tyre, që të jetë pjesë e NATO-s

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka filluar vizitat zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj njoftoi se ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, ku edhe tregoi disa detaje nga takimi i tyre.

Haradinaj thotë se ka rikthesuar nevojën e domosdoshme që ka Kosova për përkrahjen e tyre, që të jetë pjesë e NATO-s.

POSTIMI I PLOTË:

Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.
Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi.
Ishte fat historik për shqiptarët, që edhepse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun.
Zoti i bekoftë shqiptarët,
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)