
Del VIDEO/ ‘G-Class’ me shpejtësi rrufe, pamjet e aksidentit të çiftit me fëmijën 3 muajsh

Ky është momenti kur mjeti ‘Mercedes G-Clas’ përplas çiftin dhe foshnjen 3 muajsh në Tiranë. Këto janë momentet e rëndë që la të shokuar kalimtarët e rastit dhe në gjendje të rëndë çiftin.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa shoferi i mjetit me targa të huaja ka braktisur mjetin dhe është arratisur.
Në video shihet mjeti i cili kalon me të kuqe dhe përplas çiftin.
Drejtuesi i mjetit ndalon pranë e më pas largohet. Pranë të plagosurve kanë mbërritur kalimtarët të cilët ndihmuan dhe lajmëruan ambulancën
(Kosova Sot Online)