Krasniqi: BE-ja ta respektojë dinjitetin e qytetarëve tanë të izoluar, t’i hapë dyert për ne

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 15:33
Krasniqi: BE-ja ta respektojë dinjitetin e qytetarëve tanë të izoluar, t’i hapë dyert për ne

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar me rastin e Ditës së Europës, duke ripërsëritur qëndrimin, synimin dhe vizionin e palëkundur të Kosovës, që tha se është përfaqësimi i vlerave të BE-së si dinjiteti, liria dhe barazia.

“Në të njëjtën kohë, sot, ashtu siç kemi kërkuar shumëherë viteve të fundit, kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të respektoj posaçërisht këto tri vlera karshi qytetarëve të Kosovës: dinjitetin njerëzor të qytetarëve tanë të izoluar, lirinë e mohuar drejt perëndimit dhe barazinë me qytetarët evropian, e cila po vazhdon të na mungoj”, theksoi Krasniqi.

Ai theksoi se “Kosova është sot shteti i vetëm i izoluar në Evropë, pa liri të lëvizjes, përkundër plotësimit të kushteve për lëvizje të lirë vite më parë”.

“BE po vonohet, padrejtësisht, karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkroi ai.

“Prandaj, çdo ditë, e posaçërisht sot, Bashkimi Evropian duhet të kthejë sytë edhe nga Kosova dhe kosovarët, populli më pro-evropian në Ballkan, dhe të hapë dyert për ne”, shtoi kryetari i PDK-së.

(Kosova Sot Online)