Shihni pasojat që i shkaktoi zjarri në parkingun në Veternik

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 16:49
Shihni pasojat që i shkaktoi zjarri në parkingun në Veternik

Një zjarr i madh i përfshiu disa vetura në parkingun e “Albi Mall” në Veterrnik të Prishtinës në mesditë.

Përveç 7-8 veturave, siç tha Policia, asgjë tjetër nuk pësoi. Nuk u raportua për të lënduar.

Në disa fotografi shihet gjendja e automjeteve në këtë parking pas zjarrit që më pas u fik.

Zjarri dyshohet se ka kapluar një veturë ku më pas janë djegur edhe veturat e tjera.

Lidhur me rastin policia thotë se po kryhen hetime intensive.

“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, ka njoftuar policia.

Image
Image

(Kosova Sot Online)