
Shembet soleta e një objekti në ndërtim, lëndohen dy persona në Kaçanik

Soleta e një objekti në ndërtim është shembur në Kaçanik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka thënë se dy persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar ndihmën e parë mjekësore, e më pas janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Në ora 13:25 ka ndodh ky rast. Lëndime kanë pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të cilët po trajtohen”, tha Veseli.
Ndërsa në vendin e ngjarjes inspektorët e punës dhe rasti po hetohet.
(Kosova Sot Online)