Policia konfirmon sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 18:08
Policia konfirmon sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, duke njoftuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor”.

Me rastin po merren njësitet përkatëse.

Sipas Gazetës Sinjali, prindi i një studenti në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

(Kosova Sot Online)