Raporti i policisë për vrasjen në Kaçanik: Vëllai i viktimës u dërgua pa vetëdije në spital

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 08:43
Raporti i policisë për vrasjen në Kaçanik: Vëllai i viktimës u dërgua pa vetëdije në spital

Vëllai i viktimës që u vra dje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, është dërguar pa vetëdije në spital, njofton sot policia. Për vrasjen dhe plagosjen e vëllezërve nuk është arrestuar askush, dy të dyshuar ndodhen në arrati.

H. Berisha, 30-vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K.Berisha, 32-vjeç,  i cili është dërguar menjehërë në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE /Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull  kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati.

(Kosova Sot Online)