Ndërrimi i strukturave politike në vend nuk duhet të ndikojnë tek zyrtarët profesional në konsistencën për lobim

Ndërrimi i strukturave politike në vend nuk duhet të ndikojnë tek zyrtarët profesional në konsistencën për lobim
Ndërrimi i strukturave politike në vend nuk duhet të ndikojnë tek zyrtarët profesional në konsistencën për lobim

Shqiprim Pula

  • 11 May 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI- Shqiprim Pula

(Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

Rol të rëndësishëm ka edhe diplomacia parlamentare e cila përpos aspektit shpeshherë medial, nuk është se ka shënjuar ndonjë sukses që mbetet në mbamendje të shtetit tonë. Që nga konfirmimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) e këndej, Kosova në vazhdimësi pa përjashtuar asnjë mundësi është dashur të loboj për anëtarësime në mekanizma rajonal e ndërkombëtar.

-Që nga 2012-ta, pra kur dialogu e morri trajtën politike, udhëheqësve të Serbisë u është thënë se porta nëpër të cilën kalon për anëtarësim në Union Europian (UE) është njohja e statusit të Kosovës. Por, nëse vlerësohet i tërë procesi i dialogimit, nga marrëveshjet e arritura prej të cilave një numër prej tyre nuk kanë gjetur jetësim, e për këtë asnjëherë në asnjë rrethanë Serbia nuk është kushtëzuar e as ndëshkuar, por përkundrazi i janë hapur kapitujt për negocim për të vazhduar rrugëtimin e saj për anëtarësim drejt UE-së, atëherë, edhe mund të konstatojmë se kërkesa për njohje të shtetit të Kosovës, paska qenë vetëm deklarative dhe aspak kushtëzuese për normalizim e fqinjësi korrekte.

Por, fqinji ynë verior, pra Serbia asnjëherë nuk e kishte fshehur apetitin e saj territorial kundrejt Kosovës, për këtë, e kishte mundësinë të mos e njoh shtetësinë e vendit, mbase edhe për shkak të disa figurave politike në Prishtinë, me të cilët bisedonte pikërisht për çështje territoriale, e ku hera herës përmendeshin togfjalëshin ‘korrigjim kufiri’, ‘ndryshim kufiri’ e ‘shkëmbim territorial’ dhe kjo e krijonte mundësinë kohore për mos njohje të Kosovës shtet; më pastaj, as edhe Unioni Evropian (UE-së) nuk është se kishte një datë të paracaktuar për përmbyllje të këtij procesi dialogu, tashmë të tej zgjatur. Shërbimi i jashtëm i Kosovës ka lënguar që nga fillimi me mungesë të personave adekuat, sepse një numër i madh prej tyre të katapultuar me njohje politike dhe jo me parimin e meritës, ka bërë që ndër vite të kemi letargji në diplomaci, fatkeqësisht!. Populli ynë ka një shprehje; “farë ke mbjell ke me korr”. Natyrisht, intensiteti diplomatik duhet të rritet në vazhdimësi, dhe ndërrimi i strukturave politike në vend nuk do duhej të ndikonin te zyrtarët profesional në konsistencën e tyre për lobim dhe afirmimet të Republikës gjithandej.

Rol të rëndësishëm ka edhe diplomacia parlamentare e cila përpos aspektit shpeshherë medial, nuk është se ka shënjuar ndonjë sukses që mbetet në mbamendje të shtetit tonë. Që nga konfirmimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) e këndej, Kosova në vazhdimësi pa përjashtuar asnjë mundësi është dashur të loboj për anëtarësime në mekanizma rajonal e ndërkombëtar. Si Kosovë, kemi pasur veç një periudhë moratoriumi një vjeçare, për shkak të zotimeve të 4 Shtatorit, 2020 në Uashington; po përtej kësaj, neve askush nuk na ka ndalur që t’a rrisnim kapitalin human jo vetëm brenda MPJ-së, por edhe më gjerë (p.sh., lobues, think tanks etj.) që të arrinim rezultate afirmative lidhur me shtetësinë e vendit e diçka që nuk është bërë duhet të bëhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".