Kritikat që Kurti ende s’ka takuar zyrtarë politikë në Amerikë, reagojnë nga kabineti Glauk Konjufcës
Kryeministri Kurti ka disa ditë qo qëndron në SHBA, në vizitën e shumëparalajmëruar nga vjeshta e vitit të kaluar. Megjithatë në drejtim të shefit të qeverisë po shkojnë kritika për nivelin e takimeve, meqë deri tani s’ka takuar ndonjë zyrtar të qeverisë amerikane apo edhe nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ka bërë që Kurtit t’i vihen në mborjtje edhe nga zyra e kryekuvendarit, Glauk Konjufca, duke u munduar të arsyetojnë nivelin e vizitave të deritanishme të kryeministrit të Kosovës
Shefi i stafit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka komentuar vizitat që po i bën kryeministri Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërçeli thotë se kryeministri po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e Kosovës në SHBA, punë këtë që Kërçeli e ka emëruar edhe si “diplomaci ekonomike”.
“Kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë në vizitën të cilën po e realizon në ShBA. Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit”, ka shkruar Kërçeli
Këshilltari i Konjufcës ka thënë se shumë shpejt do të shihen rezultatet e këtyre vizitave të Kurtit në kompanitë amerikane.
“Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune. Sigurisht kjo qeveri i ka përfaqësimet më të mira edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike. Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”, ka shkruar Kërçeli.
(Kosova Sot Online)
