Shpërthim i fuqishëm në Slloveni

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 11:06
Shpërthim i fuqishëm në Slloveni

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën kimike Melamin d.d, në qendër të Koçevjes, një qyteti në jug të Sllovenisë.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shtetërore sllovene, më shumë se dhjetë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa një person ka pësuar djegie të shkallës së lartë.

Policia u ka bërë thirrje banorëve përreth që të mbyllin dritaret dhe të mos dalin jashtë. Tymi i dendur vazhdon të rri pezull mbi qytet, shkruan N1 Slovenia, transmeton Paparaci.

Sipas Policisë së Sllovenisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 8.35 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)