Armët moderne nuk janë për sorra, Ballkani perëndimor po rrezikohet nga Serbia!

Armët moderne nuk janë për sorra, Ballkani perëndimor po rrezikohet nga Serbia!
Armët moderne nuk janë për sorra, Ballkani perëndimor po rrezikohet nga Serbia!

Muhamet Kelmendi

  • 12 May 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia është dhe po armatoset me armë moderne kundër shqiptarëve, kroatëve, malazezëve, bosanëve etj. Armët moderne nuk janë për sorra. Kjo, për faktin se shtetin serb nuk ka kush e sulmon. Nuk ka shtet tjetër që donë luftë. Lufta si sinonim dhe bazë politike është direktivë e politikës së terroristëve, Vulin, Daçiq, Vuçiq e shumë viça të tjerë. Këtë situatë duhet ta kuptojnë të gjithë, si në Prishtinë e në Shkup, ashtu edhe në Podgoricë, në Zagreb e në Sarajevë. Këtë duhet dhe e pasur të qartë edhe në Bruksel, në Vashington, në Londër, në Berlin, në Vjenë etj. Mjerë ata që nuk e kuptojnë.

-Gjate vizitës se senatoreve amerikan ne Beograd, ne takim ne terroristin Vuçiq, senatorët e qartësuan Serbin se një rrugë është, ajo e bashkëngjitjes së sanksioneve të BE-së, të SHBA-ve, përkatësisht të botes liberale e demokratike kundër Rusisë. Senatori Chris Murphy tha: " SHBA-të e kuptojnë lidhjen që ka Serbia me Rusinë, por se ka ardhur koha kur duhet ndërruar qëndrimin ndaj Rusisë, duke iu bashkuar shteteve demoktratike". Kjo ishte një porosi e qartë për shtetin serb. Mbi këtë kriminelëve terroristë të Beogradit iu mbetet të zgjedhin rrugën e ardhme: Ose me perëndimin dhe ose me Rusinë dhe shtetet autoritare si Kina. Në fakt, me këtë u vërtetuan qëndrimet e Kosovës lidhur me Serbinë. U pa se dylojshmëria e Beogradit është lojë dhe se ata janë miq të sigurt të Rusisë dhe të Kinës. Kjo, u pa me armët që morri Serbia nga Rusia dhe Kina. Dhe, në këtë vorbull, të çuditë e dhëna, se si është e mundur që Serbia, mike e Rusisë dhe Kinës, të marr aeroplan luftarak nga "Franca".

Shpresohet se është e pavërtetë. Sepse, kjo e rrezikon gjendjen dhe e bënë shumë të nxehtë dhe luftarake në Ballkan. Por,me qëndrimin e senatorëve të SHBA-ve, të Berlinit dhe të Londrës, de-fakto po merr fund loja e Beogradit. Ose me perëndimin ose me Rusinë dhe Kinën. Kuptohet se me këtë qëndrim "Ballkani i Hapur" ka marrë goditje, sepse doli qartë se është mekanizëm i dëmshëm për paqen. Prapa saj po fshihet terrorizmi nacionalofashist serb në Beograd. Dhe, nëse z. Edi Rama e vazhdon rrugën e "Ballkanit të Hapur", pavarësisht rreziqeve permanente që vijnë nga terroristët e Beogradit ndaj shqiptarëve dhe botës demokratike, i takon Kuvendit të Shqipërisë të merret me Edin dhe të kërkoje shkarkimin nga Kryeministri. Është çudi pse nuk paditet Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese për politikën e jashtme që po bënë. Epiqendra e shkeljes së Kushtetutës së Republikës është pikërisht "Ballkani i Hapur". Çështja tash nuk është se nuk dihen të këqijat e këtij mekanizmi.

Këtë e theksuan mirë në Berlin. Vetë Kancelari bëri thirrje para z.Rama që të punohet në bazë të "Procesit të Berlinit". Këtu del qëndrimi i qartë kundër "Ballkanit të Hapur". Por, edhe sikur mos të ishte kjo, armatosja e Serbisë më armë, qëndrimet pro Rusisë dhe qëndrimet amerikane, lidhur me pozitën ndaj Rusisë, kërkohet qartësi nga Beogradi. Këtë nuk po e bëjnë terroristët e Beogradit. Ata po vazhdojnë me përkrahjen e Rusisë. Pra, këto janë fakte që tregojnë se me Serbinë pa BE dhe SHBA-të nuk dialogohet. Serbia është dhe po armatoset me armë moderne kundër shqiptarëve, kroatëve, malazezëve, bosanëve etj. Armët moderne nuk janë për sorra.

Kjo, për faktin se shtetin serb nuk ka kush e sulmon. Nuk ka shtet tjetër që donë luftë. Lufta si sinonim dhe bazë politike është direktivë e politikës së terroristëve, Vulin, Daçiq, Vuçiq e shumë viça të tjerë. Këtë situatë duhet ta kuptojnë të gjithë, si në Prishtinë e në Shkup, ashtu edhe në Podgoricë, në Zagreb e në Sarajevë. Këtë duhet dhe e pasur të qartë edhe në Bruksel, në Uashington, në Londër, në Berlin, në Vjenë etj. Mjerë ata që nuk e kuptojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".